Gazetari Artan Hoxha shprehet se ish-kryeministri Berisha është shfaqur me jelek anti-plumb në mbledhjet e opozitës në Shkodër dhe Elbasan.
Sipas tij, prej vitesh Berisha nuk e vishte anti-plumbin, por tashmë ka filluar ta veshë.
Statusi i Hoxhës
Kisha shumë kohë që nuk e shihja në publik, të veshur me jelekun e famshëm antiplumb Sali Berishën!
Edhe pse në fakt ai lëviz gjithnjë jashtë Tiranës me eskortë dhe i shoqëruar mirë nga njerëz shumë të besuar.
Çfarë rreziku ka ndjerë politikani më i rëndësishëm i Shqipërisë në 28 vitet e fundit?!!!
Kush e ka detyruar të vesh jelekun antiplumb edhe kur jep konferenca shtypi në publik para gazetarëve?!
A kanë dijeni Policia e Shtetit dhe shërbimet sekrete të vendit për këtë rritje të ndjeshme të nivelit të sigurisë nga ish-presidenti dhe ish-kryeministri i vendit?! Kush e ka kërcënuar me jetë Berishën?!
Në fakt Berisha është historikisht shumë i kujdesshëm për veshjen e tij në publik.
Ndryshe nga veshja ekstravagante e kryeministrit Rama (me nallane, atlete të bardhë etj), Berisha vishet serioz, me kostum, por dhe kur nuk ka veshur kostum gjithnjë ka xhaketë sipër.
Ajo që ra në sy në dy vizitat e tij të fundit, në qytetet problematike të Shkodrës dhe Elbasanit, ishte fakti se i është kthyer jelekut të tij antiplumb.
Për këtë shkak nuk e patë të veshur me kostum ose xhaketë sipër si zakonisht.
Që nga vizita e tij në Afganistan, kur ishte kryeministër, nuk e kam parë ta vesh në publik jelekun special antiplumb me ngjyrë të errët.
Kur kryeministri Rama lëviz me eskortë, presidenti Meta me eskortë, shefi i opozitës Basha me eskortë, Sali Berisha lëviz me eskortë e tashmë dhe me jelek antiplumb(te katër sëbashku kanë shoqërues zyrtarë nga Garda e Republikës), bosët e krimit lëvizin me eskorte, mjete të blinduara dhe armatosur rëndë, atëherë popullit i mbetet të vendosë helmetë çeliku në kokë, të ngjesh lopatën xheniere në brez dhe të vesh brekë hekuri.
Diskutime rreth kësaj post