Prokuroria Speciale, SPAK, ka urdhëruar mëngjesin e kësaj të shtune arrestimin e disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme, të dyshuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tenderin me vlerë rreth 25 milionë euro për veshje dhe këpucë të Policisë së Shtetit. Me goditjet e fundit nga SPAK, gazetari investigativ Artan Hoxha ka ironizuar situatën me një video humoristike.
Postimi i Hoxhës:
Kane mbaruar flete-arrestet!!!
O “Çuna” mos i harxhoni kot, se na duhen për ATA të medhenjte.
SHEFI: Të arrestohen menjehere!!!!
OPGJ: Na duhen ca flete-arresti?
SHEFI: Po ka nje jave qe jane mbaruar…
OPGJ: S’ka problem, marre une të prokurori…“-shkruan Hoxha.
Video:
Diskutime rreth kësaj post