Kryeministri Edi Rama në konferencën me gazetarët këtë të martë, foli edhe për përgjimet e antimafias italiane që kanë shkaktuar jo pak debate në vend.
Duke iu referuar konkluzioneve të prokurorisë italiane, Rama u shpreh se çështja ka mbetur vetëm në nivel bisedash dhe se investime në pallate apo gradaçela nuk ka pasur.
Sipas kreut të ekzekutivit, i vetmi investim që Ndrangheta bëri në Shqipëri ishte një dyqan i vogël për shitjen e rrobave të punës.
Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka ironizuar Ramën duke i kujtuar tre kullat që kushtojnë 180 milionë euro.
Ai shkruan se është mirë që Ndrangheta mos e shohë këtë reagim.
Postimi i plot:
“Rama:”Ndrangheta doli me humbje.
Edhe nje dyqan te vogel, qe hapi me rroba pune, falimentoi”…
Mire e ke mor jahu, si te mos falimentonte Ndrangheta ne Shqiperi me ju!!!
Por ato tre kullat, qe kushtonin 180 milione euro, me duket se po ndertohen rrotull qendres se Tiranes???!!!
Apo keni gjetur ndonje investitor tjeter me sqimatar, andej siper nga Milano???!!!
Ishallah nuk e sheh Ndrangheta kete reagimin e Rames, se na mori me qafe
Do na çoje ne arbitrazh”, shkruan Hoxha.
Diskutime rreth kësaj post