Shpallja “non grata” e Sali Berishës ka tronditur politikën shqiptare. Qëndrimi i Sekretarit Blinken ishte shumë i fortë, por në atë deklaratë ai e bën të qartë se kjo histori nuk mbyllet me kaq, pasi pas Berishës do e kenë radhën emra të tjerë. Gazetari Artan Hoxha tha se përveç politikanëve, ka edhe gazetarë të cilët Amerika iu ka kthyer vizën.
Deklarata e Hoxhës:
“Ka pasur raste të gazetarëve që iu është ndërprerë viza amerikane. Pra kanë qenë të pajisur me vizë, i kanë thirrur në ambasadë, u kanë kërkuar pasaportën ia kanë nxjerrë të pavlefshme dhe ia kanë kthyer mbrapsht. Kjo gjë ka ndodhur dhe për kolegët tanë. Por besoj që pesha e tyre nuk është aq e madhe sa e politikanëve”, u shpreh Hoxha.
Diskutime rreth kësaj post