Gazetari i Abc News, Artan Hoxha ka deklaruar se nga situata e karantinës mund të kemi një rritje të shtuar të krimit të rrugës që ka qenë në qetësi gjatë kësaj kohe.
Hoxha tha duhet të jenë funksionale të gjithë hallkat kryesore të vendit sipas tij është e pamundur që policia ta mbaj nën kontroll të gjithë situatën.
Ndër të tjera ai ka theksuar se Duhet të ketë një plan masash që mund të parandalojë një pjesë të trazirave që vijnë nga shtresat në varfëri ekstreme.
“Në momentin që do e kenë të pamundur që rë mbijetojnë ato do e kenë të pamundur që të mbijetojnë. Duhet të kemi parasysh se jo çdo gjë varet nga policia në këtë situatë pasi duhet të funksionojnë edhe institucionet e tjera. Që këtyre shtresave në nevojë tju shkojnë edhe të gjithë ndihmat e nevojshme, tu shkojë rroga e famshme e luftës në mënyrë që ato të mos thyejnë masat e Covid 19 dhe të dalin e të tentojnë që të grabisin apo ku të mundin që të sigurojnë bukën e gojës. Raste të tilla mediat botërore tashmë i kanë raportuar pasi janë goditur biznese dhe kompani të mëdha, ku u tentua edhe thyerja e burgut në Bergamo të Italisë ku pati edhe të plagosur, këto janë raste që kanë ndodhur në shumë vende të botës”, ka thënë gazetari Hoxha.
Diskutime rreth kësaj post