Gazetari Artan Hoxha ka bërë një akuzë të fortë ndaj presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili, sipas tij, është i përfshirë në atë që ai e quan dosja “978”.
Sipas Hoxhës, përgjimet kishin nisur ndaj një biznesmeni të rëndësishëm në vitin 2008, i cili kishte pastruar rreth 7 milion euro.
Dy ditë përpara zgjedhjeve të 2009, sipas Hoxhës, ky biznesmen ishte kontaktuar nga Ilir Meta, i cili i kishte kërkuar 200 mijë euro.
“Dosja 978″ kishte mbi 8 mijë faqe me përgjime që nisnin që në vitin 2008, ku ishin të përfshirë gazetarë, botues mediash, politikanë dhe biznesmenë.
Ka patur madje plane sesi do të vinin lekë nga Afrika dhe do të pastroheshin në Shqipëri.
Biznesmeni i përgjuar është kontaktuar nga Ilir Meta dy ditë përpara zgjedhjeve të vitit 2009, dhe i ka kërkuar plot 200 mijë euro”, tha Artan Hoxha.
Ai tha se përgjimet janë asgjesuar në datë 27.10.2010, me vendim të gjykatës.
“Materialet duheshin asgjesuar, por mesa duket kjo nuk ka ndodhur.
Në vitin 2016, unë nxorra pjesë të dosjes që ende nuk është fshirë. Dosja nuk është fshirë sepse unë e kam këtu”, u shpreh më tej Artan Hoxha.
Diskutime rreth kësaj post