Artan Hoxha ka zbardhur fakte të reja për dosjen“Babale”. Ai ka thënë në studion e “Opinion” se në prokurori nuk është dërguar materiali origjinal, sepse gazetari nuk i ka dorëzuar mjetet përgjuese.Hoxha ka thënë më tej se midis Salianjit dhe gazetarit Olldashi ka pasur disa telefonata të regjistruara.
“Duhet të ndajmë çështjen në vetvete me atë që thotë avokati. Nëse më kujton te emisioni parë i kam bërë një pyetje gazetarit dhe i kam thënë ai ke dorëzuar materialet origjinale? E ke dorëzuar pajisjen me të cilën është bërë regjistrimi ? Po më tha.
Ka patur një kakofoni, është fakti nëse e ka pasur gazetari apo dikush tjetër fillimisht audio-përgjimin. Po nga hetimi që ka bërë Prokuroria, që nga data 20 ka pasur një telefonatë mes Salianjit dhe “Babales”. Në datë 21 “Babalja” ka folur me gazetarin. Ky është version i Prokurorisë. E kemi diskutuar edhe kur ka ndodhur historia. Problem tjetër është që gazetari ka punuar për emisionin të Paekspozuarit. Ky material ishte i papërdorshëm, deklaroi drejtuesi i emisionit, Ylli Rakipi.
Enigma tjetër, është publikuar një material dhe “Babalja” thotë që kam qen tu pi kafe ditën e publikimit. Ndërsa në datën 17 prokuroria ka regjistruar një telefonatë mes Salianjit dhe gazetarit në 1 e 30 të natës dhe Olldashi ka thënë që në 3 ka marrë në intervistë Babalen në zyrën e PD-së”, tha Artan Hoxha.
Diskutime rreth kësaj post