Gazetari Artan Hosha përmes një postimi në rrjetet sociale ka ‘thumbuar’ ashpër politikanët shqiptare. Një shprehje të cilën e ka parë në ambientet që të çojnë drejt palestrës së shkollës 9-vjeçare “Vasil Shanto” në Tiranë, Hoxha propozon që të shkruhet dhe në korridorin e parlamentit.
“Nuk mund te fitosh kurre, derisa te mesosh te humbesh”, është shprehja që e ka impresionuar Hoxhën.
Sipas tij, politikanët duhet të mësojnë ta pranojnë humbjen që të mësojnë sesi të fitojnë.
Postimi i plotë:
“Nuk mund te fitosh kurre, derisa te mesosh te humbesh”.
Kjo thenie gjendet ne koridorin, qe te con drejt palestres sportive, te shkolles 9-vjecare, “Vasil Shanto”, ne kryeqytet.
Nuk do ishte keq, ta vendosnin dhe ne korridorin, qe te con drejt salles se seancave plenare, te parlamentit.
E keni vene re qe politikanet tane, nuk e pranojne kurre humbjen?!
Ata, nuk humbin “kurre”. Gjithnje akuzojne fituesin, se u ka vjedhur fitoren.
Duke mos ditur te humbin, nuk mesojne kurre, si te fitojne…” – shkruan Hoxha.
Diskutime rreth kësaj post