Deputeti aktual i PS, Artan Gaçi ka bërë sot një deklaratë për mediat duke deklaruar se nuk do të kandidojë më në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Gaçi nuk ka dhënë arsye për këtë tërheqje të tij, pas 8 viteve në Kuvend, por ka garantuar besnikërinë e tij ndaj partisë dhe ka shprehur bindjen se Shqipëria do ta kalojë këtë moment të vështirë ku, sipas tij, kërkon ta fusi Partia Demokratike dhe forcat e errëta anti shqiptare të aktivizuara në maksimum për të bllokuar këtë rilindje historike të shqiptarëve në Ballkan.
Artan Gaçi ka falenderuar në veçanti Edi Ramën dhe Gramoz Ruçin.
Diskutime rreth kësaj post