Nga: Artan Fuga
Cfarë skizofrenie!
Pasi shesim pa fund makina të vjetra e të reja!
Pasi mbledhim të gjitha hekurishtet e botës me katër rrota dhe një timon dhe i sjellim në atdhe!
Pasi ndërtojmë rrugë për makina duke ngushtuar trotuaret duke i bërë si korridore burgu!
Pasi ndërtojmë dhe japim licenca për të shitur naftë dhe gaz, a benzinë për makina!
Pasi sjellim gjithë popullsinë në dy rripa toke buzë lumit gjigand Lana, i lundrueshëm për autobuza urbanë amfibë
Pasi e zgjerojmë betonin urban saqë e bëjnë të pakapshëm qytetin pa makina!
Dhe bëjmë reklama frenetike në tv për të blerë makina!
Organizojmë edhe ditën pa makina!
Diskutime rreth kësaj post