Akademiku Artan Fuga ka reaguar për kandidimin e inxhinieres Luljeta Bozo për deputete me Partinë Socialiste. Ai thotë se kandidimi i saj ka si funksion parës, që Kuvendi do të kontrollohet qysh në sekondën e parë nga krahu socialist.
Sipas tij, nuk ka ndere kot në politikë, as simbole kot.
“Kuptojeni politikën!
Kandidimi i zonjës Bozdo, ka si funksion parësor, që qysh në momentin e parë, për shkak të moshës së saj, Kuvendi i Shqipërisë, që do të mblidhet nja tetë muaj pasi të shpërndahet tani në mars, do të kontrollohet qysh në sekondën e parë nga krahu socialist. Pavarësisht se kush do të jetë shumica e atëhershme. Nuk ka ndere kot në politikë, as simbole kot, në politikë ka funksionalizëm, as Enveri nuk e mbante kot Bab Myslymin!”, – shkruan Fuga.
Diskutime rreth kësaj post