Akademiku Artan Fuga, ka reaguar pas shpalljes së mundësi gjeorgjian Abakarov kampion bote, përfaqësues i Shqipërisë në Botërorin që po zhvillohet në Beograd.
Fuga pyet politikanët se përse lavdërohen, apo në mos duan ta fusin dhe atë në parti.
Alabakëri fare!
Mundësi gjeorgjian Abakarov bravo i qoftë që doli kampion për peshën e tij në sportin e mundjes në Beograd. I heq kapelën atij individualisht!
Por propaganda dhe politikanët e krahëve të ndryshme po e paraqet të shkretin me shumë realizëm dhe të drejtë se ai ka ngritur lart krenarinë shqiptare, emrin e shqiptarit që qysh në traditat më të lashta e ka pasur zanat sportin e mundjes, është një fakt i pamohueshëm për punën e madhe që bëjnë sportet te ne me ekipet zinxhir qysh nga fëmijëria e deri në mosha të rritura, është vazhdim i traditave të Mujit dhe Halilit dhe e Gjergj Alisë që ndesheshin me bajlozat dhe hidhnin gurë të rëndë nga mali, sikur vërteton superioritetin e politikave të sotme sportive mbi mundjen ta zëmë që zhvillohej në repartet ushtarake të kufirit në vitet ’70!
Është tregues i miqësisë shqiptaro – gjeorgjiane dhe i politikës së jashtme të vendit!
Edhe i punës së lavdërueshme me futbollin që bëhet në Tiranë!
Ore me cilin ekip mundje ha bukë ky i shkreti?
Po politikanët çfarë duan me këtë që lavdërohen, rrotullohen, krenarohen?
Ai është në punë të vet! Edhe atë duan ta fusin në parti?
Po mjaft o mjaft se u bë karagjozllik fare! Lërini mo emigrantët e shkretë të zhvillohen!
E poooo, të të të bëjnë krenar me shqiptarin Abakarov!
Alabakëri fareeeeee!
Diskutime rreth kësaj post