Në një emision televiziv i ftuar ditën e sotme, Artan Fuga ka folur për Ballkanin e Hapur. Fuga tha se mes marrëdhënies së Shqipërisë dhe Serbisë, lidhur me Ballkanin e Hapur, ka tre pengesa.
“E para është se elitat politike në dy vendet, gjithsesi është një trajtesë nga ana e lidershipit politik, kërkon të ruaj atë sferën e vet të pushtetit, por dhe një lloj elite financiare në dyja vendet, kjo bën që të ketë pak frena. E dyta, kemi një kompleks ne, kompleksi që mos në çdo hapje të Shqipërisë dhe Kosovës të sjellë cënim të rregullimit ndërkombëtarë dhe gjeopolitik të statusit politiko-administrativ, sepse kemi të bëjmë me dy vende të ndryshme të cilët funksionojnë në dy shina paralele.
E treta, akoma operatorët ekonomikë dhe financiarë në Shqipëri dhe në Kosovë, nuk janë aq të fuqishëm që një hapje e tregut shqiptar do të ishte me rendiment të madh. Unë shikoj në fushën e medias, kulturës, ka shumë stanjacion dhe aktorët ekonomikë dhe financiarë nuk janë në atë fazë për një hapje tregu.
Ka dhe një problem, sepse as politika shqiptare nuk mund të privilegjojë vetëm një marrëdhënie me Kosovën dhe të lërë mënjanë vendet e tjera”, shprehet ai.
Pjesë nga intervista:
“Kush është pro dhe kush kundër Ballkanit të Hapur?
Artan Fuga: Nuk mund të di të fshehtat e konspiracioneve ndërkombëtare, por me aq sa mendoj unë, di dy gjëra. Gjëja e parë është që lidershipi ballkanik, sidomos ai serb, bile dhe ish-lidershipi i Kosovës, dhe lidershipi i Shqipërisë këtë hapje e filluan me dy element konkret, politik dhe gjeopolitik. I pari, me sa di unë, ishte një lloj ideje për të shkëmbyer territor, që qarkulloj, pra midis Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të qetësohej situata ballkanike.
Dhe i dyti ishte termi për Mini-Shengen, por Mini-Shengen për Ballkanin do të thoshte edhe organizime politike të përbashkëta, Shengeni është koncept i madh. Në momentin kur u pa që këto kishin rezistencë, filluan të krijoheshin një tollovi, u hoq dorë dhe çfarë u tha?! U tha Ballkani i Hapur.
Ballkani i Hapur duke u rimarr, por duke hequr dorë nga dy elementët e parë, mbeti bosh dhe pritet ku do shkojë.
Sot jemi në një ligjërim të përgjithshëm, humanizues, etj, për këto nuk janë në kundërshti as SHBA, as BE, as Rusia.
Por secila palë bën kujdes që të përcaktojë kufirin e vet, që të mos jetë kundër integrimit europian, apo cënim të superfuqive të mëdha, këto kufij janë vënë. Me kalimin e kohës do të duken se deri kur janë dhe pastaj do të shikohet nëse lidershpi ballkanik do të jetë mundësi ti kapërcejë këto kufizimi, unë mendoj se nuk mund ti cënojë ato…
Mendoj se fillimisht do të ecet kështu, me një bashkëpunim ekonomik, kulturor, etj. Në këtë fazë të parë ku gjërat janë ende të përgjithshme, si SHBA, si BE, si Rusia s’kanë pse vënë apo s’vënë veton, por me kalimin e kohës nëse kjo do të konkretizohet, atëherë do të vënë kufijtë, duke shtuar edhe kufijtë që mund të bëjë dhe Greqia dhe Turqia.” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post