Kryeprokurorja Arta Marku nisi lëvizjet në Prokurorinë e Përgjithshme. E përpos largimeve në radhët e prokurorëve ka nisur të bëjë ndryshime edhe në stafin teknik.
Sakaq gazeta “Sot”mëson se prokurorja Marku ka lëvizur specialistët dhe juristët në sektorin e Prokurimeve Publike, përgjegjësin e sektorit të Burimeve Njerëzore si dhe shumë zyrtarë të tjerë.
“Njoftim për vend pune të lirë në administratë në pozicionin “përgjegjës sektori”, në Sektorin Burimeve Njerë- zore, në Prokurorinë e Përgjithshme. Prokuroria e Përgjithshme, shpall konkurrimin për nëpunës civil të kategorisë ekzekutive III a, për vendin e punës në pozicionin “përgjegjës sektori”.
Njoftim për vend pune të lirë në administratë në pozicionin “specialist-jurist”, në Sektorin e Prokurimeve Publike, në Prokurorinë e Përgjithshme. Prokuroria e Përgjithshme, shpall konkurrimin për nëpunës civil të kategorisë ekzekutive III b, pika 2 klasa B, për vendin e punës në pozicionin “specialist-jurist””, thuhet në njoftimin që Prokuroria e Përgjithshme ka publikuar në internet.
Diskutime rreth kësaj post