Prokuroria e Krimeve të Rënda e drejtuar nga Donika Prela, shoqe e Arta Markut ka kërkuar sot ‘arrest me burg’ për Albert Veliun, personi që denoncoi publikisht se vëllai i Fatmir Xhafajt ishte i përfshirë në trafik droge.
Ndaj dëshmitarit X apo ‘Babalja’ siç u pagëzua më vonë, rëndon akuza për kallëzim të rremë kryer në bashkëpunim.
Në fakt kjo ishte një gjë e pritshme, që pas deklaratë publike të Edi Ramës, 24 orë pas bërjes publike të audio-përgjimit se zëri nuk ishte i Agron Xhafës.
E sot Arta Marku ka çuar deri në fund urdhrin e marrë nga Rama, duke konfirmuar dhe hequr maskën e saj, e duke u konfirmuar thjeshtë si një zëdhënëse e kryeministrit.
Por në lidhje me këtë çështje janë edhe disa pyetje që Arta Marku nuk u jep dot përgjigje, ose nuk ka dashur që ti hetojë dhe të nxjerr të vërtetën në shesh.
Kjo ngre dyshimet se provat janë manipuluar nga prokuroria.
Pyetjet që Arta Marku nuk u jep dot përgjigje:
Kush garanton se kampioni i zërit i deponuar në prokurori është i Agron Xhafajt dhe nuk jo i këtij aktorit të vetëofruar?
Pse italianët që e kanë Agron Xhafën fizikisht aty, nuk pranuan të bëjnë ekspertizën e audios?
Pse kur nuk kishte manipulim Fatmir Xhafaj e dorëzoi vëllain në Itali?
Pse Fatmir Xhafa deklaroi tek Sokol Balla se po të bëhej gjyqi i Agronit këtu do dënohej dhe prandaj e dorëzova në Itali?
Diskutime rreth kësaj post