Ish-ministrja e Jashtme dhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade, ka folur mbrëmjen e djeshme “pa dorashka” për largimin e saj nga politike, ku shprehu rezerva për kryeministrin Edi Rama.
Dade tha në emisionin “Dola te Ola” se Rama e hoqi padrejtësisht nga listat e PS-së dhe për këtë arsye ajo u largua nga politika.
“Unë jam larguar sepse unë nuk u përfshiva në listat e PS-së dhe sigurisht nuk qe një proces siç duhet të jetë, përshembull njeriu nuk duhet të jetë në lista kur i ka kushtuar kosto forcës politike, nuk përfshihet në lista kur nuk e votojnë, që nuk është rasti im, as për të parën”, u shpreh ajo.
Ish-ministrja theksoi se nuk i pëlqen fryma që është krijuar në PS, ndërsa theksoi se duhet ndryshuar sistemi elektoral.
“Mesa duket kjo frymë është krijuar tani atje, që sistemi që ne ndryshuam, sistemi elektoral patjetër qe i gabuar. Dhe unë mendoj që po nuk qe sistemi elektoral, politika do të vazhdojë të degradojë drejt autoritarizmit dhe drejt fuqizimit të njëshit në të gjitha partitë”, nënvizoi Dade.
Diskutime rreth kësaj post