I ngrohtë apo i ftohtë?! Çaji është pija e cila konsumohet në çdo kohë të vitit dhe shumëllojshmëritë e tij varjojnë nga shija në shije. Disa e konceptojnë çajin si një pije freskuese në verë, të tjerë një pije që ndikon në përmirësimin e shëndetit kur trupin e pushtojnë virozat gjatë dimrit.
Studimi më i ri, i botuar në Gazetën Evropiane të Kardiologjisë Parandaluese, përfshiu më shumë se 100 mijë të rritur në Kinë dhe zbuloi se ata që pinin çaj rregullisht kishin më pak të ngjarë të zhvillonin sëmundje kardiovaskulare aterosklerotike ose të vdisnin para kohe nga çdo shkak, krahasuar me të tjerët gjatë një periudhe shtatë-vjeçare.
Çaji nuk lidhet vetëm me gjendjet gripale me të cilat ne e justifikojmë konsumimin e tij, sepse përveç se zvogëlon inflamacionin, ul presionin e gjakut dhe ka ndikim maksimal në zvogëlimin e stresit. Një person që konsumon të paktën një filxhan çaj çdo ditë, ka me pak risk të preket nga sëmundjet e trurit.
Çaji përmban antioksidantë
A e keni pyetur ndonjëherë veten përse aziatikët duken gjithmonë të rinj, pavarësisht moshës së tyre? Gjithë enigma e këtij frnomeni është çaji i bardhë dhe jeshil që janë më natyralë dhe përmbajnë shumë më të perantioksidantë sesa çaji i zi që është përzjerje bimësh të ndryshme.
Nëse doni të hiqni dorë nga kafeina, filloni të konsumoni çaj.
Do të ndjeni menjëherë ndryshime në organizëm. Efekti i tij fillon tridhjetë minuta pasi e keni pirë. Trupi do të ndihet më i lehtë dhe mendja më e freskët. Mos lejoni që kafeina që merrni nga kafja e përditshme t’ju mbajë të varur. Konsumi i çajit do të jetë kënaqësi dhe qetësi më vete.
Ndikon në rënien e peshës.
Çaji i vakët jep ndjesinë e fryrjes dhe do t’ju bëjë të ndiheni të ngopur, kështu që vaktiqë do të konsumoni pas pirjes së tij do të jetë në sasi më të paktë sesa zakonisht. Nëse dëshironi të humbni kilet e tepërta, mund ta teproni pak me çajin. Mund të konsumoni tri ose katër gota në ditë (edhe pse do të keni një problem të vogël me tualetin), me organizmin do të keni“raport” shumë të mirë pas kësaj. Efektet do të duken menjëherë.
Përmban më shumë calcium sesa qumështi. Kjo do të thotë,kocka më të forta. Nga një studim I vitit 2016, bimët e çajit janë konsideruar “superbimë”, sepse ato kanë përmbajtje të lartë të kalciumit, vitaminë A dhe K,që ndihmojnë në formimin dhe forcimin kockor të trupit tuaj.
Dhëmbët janë më të shëndetshëm. Sipas studiuesve japonezë, çaji zvogëlon humbjen e dhëmbëve, madje ndihmon të mos krijojnë zgavra. Ndryshe nga çdo pije tjetër, çajin nuk e shkatërron smaltin, por e mbron atë falë vetive kuruese. Sigurisht, ndikon edhe uji i vluar, i cili është shumë here më i pastër se uji natyral.
Nëse keni një histori të fortë familjare të kancerit dhe dëshironi të bëni gjithçka që mundeni, mund të rritni konsumin e çajit, sepse është një nga ndikuesit më të rëndësishëm për përmirësimin e shëndetit në raste të tilla.
Çaji i kamomilit është mbreti
Jo vetëm që të qetëson dhe rinovon qelizat e trurit, por është numër një në përmirësimin e sistemit tretës. Personat që vuajnë nga sindroma e zorrës së irrituar duhet të konsumojnë çajin e kamomilit më shumë e kushdo tjetër.
Zhduk problemet e plakjes dhe thinjave
Çaji është aktor kryesor në tregimin e moshës. Disa gota çaji në ditë mbajnë rrudhat larg dhe ushqejnë në mënyrë efikase çdo qelizë të trupit tuaj.
Mund t’i përdorni gjethet e çajit si hidratues për lëkurën e thatë, kryesisht për fytyrën. Eliminon rrathët e zinj poshtë syve si dhe tonifikon lëkurën duke i dhënë shkëlqim dhe butësi. Masazhoni butësisht zonat delikate të fytyrës. Pasi ta keni aplikuar, lëreni për disa minuta dhe përdorni ujin e vakët për shpërlarje.
Mund ta servirni për miqtë. Në dimër, mund të zgjidhni shijen tuaj të preferuar dhe ta shoqëroni me kek ose biskotat që dëshironi. Gjithashtu, mund ta konsumoni në mëngjes ose në mbrëmje para se tëflini. Do të ndiheni thjesht të relaksuar. Në verë mund ta ruani në frigorifer dhe ta pini kur të dëshironi diçka të freskët, të lehtë dhe me shije të mirë. Çaji është një nga pijet që nuk njeh stinë, por njeh vetëm shije dhe shëndet të mirë.
Diskutime rreth kësaj post