Largimi/Shkarkimi i njërit ndër figurave më të rëndësishme të qeverisë Rama është kthyer në një pikë diskutimi për vetë mënyrën sesi largimi i Fatmir Xhafajt u bë, me një mesazh të thatë nga ana e kryeministrit në mëngjesin e kësaj të shtune.
Më shumë sesa mesazhi i ftohtë i kryeministrit, domëthënëse kanë qenë fjalët e tij në Lushnje, ku Rama i dha kartën e anëtarësimit një sërë të rinjve. Edi Rama nuk e ka përmendur fare Fatmir Xhafajn, por përkundrazi ka folur për faktin se kur hyn në një parti politike s’mund të jesh më i lirë. Kryeministri ka thënë këto fjalë:
“Ndonjëherë dëgjoj miqtë kur thonë “unë jam njeri i lirë”, jo mo se nuk je dhe aq i lirë. Je i lirë, po nuk i gjuan dot me gurë shtëpisë ku rrimë të gjjthë. Po gjuajte, ik dil nga shtëpia!”
A mund të jenë këto mesazhe të koduara për ish Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj?
Kujtojmë se gjatë gjithë kësaj jave dhe fundjavën që lamë pas, policia ka kryer një sërë arrestimesh të bujshme. Opozita nga ana tjetër ka hedhur një mal me akuza për faktin se në operacionin për kapjen dhe arrestimin e grupit të Avdylajve në Shijak, një hetim apo arrestim i mundshëm i kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako është lënë mënjanë. Opozita shprehet se në përgjimet e prokurorisë është interceptuar bashkëbisedimi i Vangjush Dakos me grupin kriminal në lidhje me vjedhjen e blerjen e votave për zgjedhjet, një akuzë e cila detyroi vetë kryebashkiakun të dalë në televizion të enjten për të dhënë shpjegime. Por edhe pas daljes së Vangjush Dakos, për opozitën qëndron bindja se kryebashkiaku ka bashkëpunuar me grupin kriminal të Shijakut për votat, e madje i ka dhënë dhe leje ndërtimi për hotele në Durrës.
Një variant i arsyes se përse është shkarkuar nga detyra ish Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj mund të qëndrojë fare mirë në këtë përplasje.
Një tjetër version i arsyes që mund të ketë shërbyer për largimin e ish Ministrit të Brendshëm është dhënë këtë të shtunë nga ish kryeministri Sali Berisha. Ish kryeministri duket se i qëndron logjikës së shkarkimit të Xhafajt pikërisht për shkak të përplasjeve brenda në PS, duke marrë dhe shkas nga fjalët e kryeministrit këtë të shtunë në Lushnje.
Ndër të tjera Rama tha se në parti nuk je i lirë, ashtu siç edhe ai vetë kur hyri në PS, s’mund të dilte më nudo në plazhe.
Këtë mesazh e ka dekriptuar ish kryeministri, duke thënë se në përpjekje për t’i dhënë arsye shkarkimit të Xhafajt, Edi Rama ka kryer një akt grotest duke e nxjerrë largimin e ish Ministrit të Brendshën për shkak të një “krimi pasioni”.
Për më tepër lexoni statusin e Sali Berishës:
Perpjekja per te parqaitur Xhafen viktime te krimit te pasionit, dhe jo te tij e te Gjushit, akt grotesk i Edvin Kristaq Rames!
Te dashur miq, ne perballjen me te eger midis krereve te familjeve mafioze Rama, Gjushi nga njera ane dhe Xhafaj, Velia nga ana tjeter, ashtu siç pritej fituan kreu i meduzes Rama dhe kumbar Dako. Por ajo qe bie ne sy eshte se kreret e familjeve mafioze Rama – Gjushi, per te zhdukur gjurmet e shkakut te vertet te eleminimit te Xhafes, duan ta paraqesin ate ne menyren me te paftyre dhe amorale si viktime te krimit te vete te pasionit.
Keshtu, pasi nga kryeshpella e mafies te kreut te meduzes u perhapen lajmet per nje afere roze te regjistruar te Xhafes dhe per ta bere te besueshme shpifjen e ulte te kuzhines se tij mafioze, Rama shprehet ne Lushnje ne takim me grate dhe vajzat se:
“Kujdes kur anëtaresoheni në Partinë Socialiste, ka kushte të veshtira. Une hoqa dore nga e dalura nudo. Bëni llogaritë nëse hiqni dot dorë pasi të hyni në PS”.
Me kete deklarate, me kete trillim te ulte grotesk dhe te neveritshem, kryebosi Edvin Kristaq Rama deshmon se njelloj si ne bodrumet e mafies ai eshte i afte te perdori çdo mjet per te groposur me çdo kusht edhe te gjalle rivalin. Keto zhvillime jane nje thirrje per ndergjegjen njerezore te çdo shqiptari, te krrejme nje minute e me pare nga strofullat e pushtetit mafioz kryemafiozin Edvin Kristaq Rama dhe boset e tjere mafioz te regjimit te kakistokracise (dmth me te keqinjve)! sb
Diskutime rreth kësaj post