Misioni i Apollo 17, i cili në vitin 1972 dërgoi 12 njerëz në hënë, mbetet ndoshta suksesi më i madh i NASA-s deri tani.
Astronautët mblodhën gurë, fotografuan gjithçka që mund të shihnin, kryen një seri eksperimentesh, vendosën një flamur dhe u kthyen në shtëpi.
Pavarësisht nga misioni i gjatë, i cili zgjati disa javë, programi Apollo nuk U lejonte njerëzve që të qëndronin në hënë për një kohë të gjatë. Dhe sot, 45 vjet pas këtij misioni, ka një numër arsyesh pse njerëzit duhet të kthehen në satelitin natyral të Tokës.
“Një stacion i përhershëm i eksplorimit të hënës është hapi tjetër logjik. Është vetëm në distancë prej tri ditësh. Ne duhet të shpikim shumë gjëra dhe t’i provojmë para se të hyjmë në thellësinë e hapësirës”, tha ish astronauti Chris Hedfield, transmeton InfoShqip.
Por një numër astronautësh dhe ekspertësh thonë se pengesat që pamundësuan një mision tjetër në hënë ishin në të vërtetë qesharake dhe të parëndësishme.
Një pengesë veçanërisht e madhe është kostoja. Sipas ligjit që nënshkroi Presidenti i SHBA Donald Trump në mars të vitit 2017, buxheti vjetor i NASA-s është 19.5 miliard dollarë dhe vitin e ardhshëm mund të rritet në 19.9 miliard dollarë . Edhe pse kjo është një shumë e madhe, në krahasim me shumën prej 6-600 miliard dollarë të ndara për ushtrinë, buxheti i NASA-s duket të jetë shumë i vogël dhe i parëndësishëm.
Projekti për modernizimin dhe zgjerimin e arsenalit bërthamor është veçanërisht e rëndësishme.
Që në vitin 2005, NASA vlerësoi se shkuarja dhe kthimi i një personi në Hënë do të kushtonte rreth 133 miliardë dollarë./InfoShqip.com
Diskutime rreth kësaj post