Sezoni i ri i “Hell’s Kitchen” ka nisur prej pak javësh dhe Renato Mekolli, ashtu siç pritej, sjelljen në kuzhinë nuk e ka përmirësuar aspak. Javën e shkuar ai u diskutua shumë në lidhje me trajtimin që i bëri një konkurenteje në këtë “reality show”, ndaj të cilës përdori fjalën “qorre”, për shkak të syzve që mbante. Shumë persona në rrjetet sociale dolën kundër sjelljes së tij dhe e akuzuan për bullizëm. Renato kërkoi falje për këtë ngjarje, por nuk është se bëri ndonjë tentativë për të përmirësuar sjelljen e tij.
Këtë e themi sepse në episodin e sotëm të “Hell’s Kitchen” arroganca e shefit ka kaluar në një tjetër nivel. Gjatë një përplasje me një konkurente për atë që sipas tij është “një copë bukë e kafshuar në pjatë”, tenton që këtë copë buke t’ja fusë vajzës me zor në gojë, për arsye që vetëm ai i di. Më pas ja derdh të gjithë pjatën në përparëse, teksa ja kthen mbrapsht. Skena nuk mbaron këtu sepse hedh disa pjata në tokë, rrotullohet njëherë vërdallë, shkon sërish tek konkurentja dhe thyen një tjetër pjatë dhe performacën e mbaron me një “I thërrisni mendjes ju?”.
Video:
View this post on Instagram
Diskutime rreth kësaj post