Kryeministri Edi Rama nisi udhëtimin e tij në Kiev ë orët e para të mëngjesit së 15 qershorit ka mbërritur në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.
I pari i qeverisë në këtë udhëtim ka qenë bashkë me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe kanë udhëtuar fillimisht drejt Polonisë, ndërsa prej andej janë nisur me tren për në zemër të Ukrainës.
Dy krerët e Qeverive të Ballkanit Perëndimor u pritën nga forca të shumta ushtarake dhe delegacioni ukrainas, raporton AP.
Të shoqëruar nga delegacionet përkatëse, ata do të nisen fillimisht drejt rajonit të Buchas, ku masakra ruse është vërtetuar më së shumti.
Rama dhe Abazoviç do të vizitojnë zonat e bombarduara të Borodyanka-s dhe Irpin-it dhe ekspozitën për luftën ruso-ukrainase.
Më pas në orët e para të mesditës ata do të takohen me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Nga aty tre liderët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Vizita do të vijojë me takimin e kryeministrit të Ukrainës, Denys Shmyhal, dhe kryebashkiakut të Kievit, Vitali Klitschko.
Rama është i shoqëruar nga Elisa Spiropali, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim, Volodymyr Shkurov, Ambasador i Republikës së Ukrainës në Shqipëri, Dorjan Duçka, Këshilltar i jashtëm.
10:20 – Pas Elbasanit, RENEA shfaqet në Ukrainë
RENEA është shfaqur në Ukrainë. Kryeministri Rama dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviç sot ndodhen në Kiev me ftesë të Presidentit Volodymyr Zelensky.
Me sa duket,forcat RENEA shoqërojnë dy kryeministrat shqiptarë për të siguruar mbrojtjen e tyre. Ata shfaqen në videon e publikuar në Facebok nga Abazoviç gjatë vizitës në Irpin.
Rama dhe Abazoviç mbërritën në Kiev në orët e para të mëngjesit me tren.
Ndërkohë pak ditë më parë RENEA zhvilloi një operacion të bujshëm në Elbasan, në kërkim të personave të shpallur në kërkim.
Gazetari Artan Hoxha, zbuloi në Abc se RENEA kishte ndërmarrë një operacion sekret për të arrestuar një person shumë të kërkuar, i cili deri më tani nuk ka rezultuar në listat e policisë.
Sipas gazetarit, askush nuk e dinte për operacionin që do të zhvillohej.
10:14 – Paloka reagon për vizitën e Ramës në Kiev: Po shkon për show, do vëmendje si “lider botëror”
Deputeti demokrat Edi Paloka ka reaguar për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Kiev.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, ai thotë se Rama po shkon në Kiev vetëm për “show” dhe kjo po u kushton shqiptarëve qindra mijëra euro.
Ai kujton edhe fjalimin e presidentit Zelensky para Parlamentit Shqiptar, i cili kërkoi ndalimin e hyrjes për turistët rusë në vendin tonë, gjë që Rama e hodhi poshtë.
Reagimi i plotë:
Tipike per Ramen…
Shkon ne Kiev vetem per show, per tu vene pak ne qender te vemendjes si “lider boteror” (pasi pa qe ukrainasit ne Kiev, kishin dale ne plazh buze lumit dhe nuk kishte asnje rrezik). Nderkohe vlera praktike per Ukrainen e kesaj vizite eshte zero, aq sa eshte vlera reale e Rames ne arenen nderkombetare. Ne fakt nje kerkese te thjeshte qe beri Zelensky ne fjalen e tij para Parlamentit, per te mos pranuar kete vit turiste rus ne Shqiperi, Rama e hodhi poshte e jo vetem kaq, po ne portet tona kane hyre dhe mallra nga Rusia duke thyer embargon nderkombetare.
Efekti real i kesaj vizite eshte qe Rama do hapet pak ne qillota se gjoja mori guximin te shkonte ne Kiev ne mes te luftes dhe kjo po ju kushton shqiptareve disa qindra mije euro…
10:11-Deputeti i PD-së paralajmëron një fund të keq për Ramën në Ukrainë
Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka komentuar vizitën e sotme të kryeministrit Edi Rama në Kiev.
Me ton ironizues Gjekmarkaj paralajmëron një fund të keq për Ramën në Ukrainë.
Deputeti shkruan se Rama po i mëson Zelenskyt taktikat e luftës guerrile, duke e paralajmëruar të bëjë kujdes se mos e marrin peng.
10:01-FOTOLAJM/ Abazoviç “frymëzohet” nga Zelensky, Rama i gjithi në të zeza, çfarë kanë veshur dy liderët në vizitën në Kiev
Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij malazez, Dritan Abazoviç kanë mbërritur në Kiev mëngjesin e 15 qershorit, ku do të takohen me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Ajo që bie në sy nga pamjet që Anazoviç ka postuar në rrjetet sociale, është veshja e dy liderëve.
Rama është veshur i gjithi me të zeza, me xhaketë, por me një stil më të shkujdesur se ai zyrtar. Në disa pamje ai shihet edhe duke mbajtur syzet e diellit.
Ndërkohë, Abazoviç duket se është frymëzuar nga presidenti Volodymyr Zelensky.
Ai ka veshur një bluzë ngjyrë ushtarake, si ajo që presidenti ukrainas mban në shumë prej daljeve të tij publike dhe që tashmë është bërë një trend dhe simbol i rezistencës.
Ndërkohë, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila shoqëron Ramën në Kiev, shihet e veshur me një kostum gri klasik.
Pjesë e delegacionit shqiptar janë gjithashtu Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim, Volodymyr Shkurov, Ambasador i Republikës së Ukrainës në Shqipëri, Dorjan Duçka, Këshilltar i jashtëm.
09:47 – Me ftesë të Zelensky-t, Rama dhe Abazoviç shohin nga afër shkatërrimin në Bucha, zona ku ndodhi masakra e luftës
Kryeministri Edi Rama viziton Ukrainën me ftesë të Presidentit Volodymyr Zelenskyy. Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Kiev, Ukrainë, me ftesë të Presidentit të vendit Volodymyr Zelenskyy.
Kryeministri Rama, i cili në këtë vizitë është së bashku me Kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç do të vizitojë zonat e bombarduara të Borodyanka dhe Irpin, si dhe më pas ekspozitën me dëshmi të luftës ruso-ukrainase.
Në vijim, Kryeministri Rama dhe homologu i tij i Malit të Zi do të priten në takim nga Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, takim që do të pasohet nga Konferenca e përbashkët për shtyp e Kryeministrit Rama, Kryeministrit Abazoviç dhe Presidentit Zelensky.
Kryeministri Rama do të takojë gjatë ditës Kryeministrin e Republikës së Ukrainës Denys Shmyhal dhe më pas Kryetarin e Bashkisë së Kievit Vitali Klitschko.
09:40 – Krah për krah, ministrja Spiropali shoqëron Ramën në Kiev
Kryeministri Rama gjatë vizitës së tij në Kiev, përveç kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, shoqërohet edhe nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim, Volodymyr Shkurov, Ambasador i Republikës së Ukrainës në Shqipëri dhe Dorjan Duçka, Këshilltar i jashtëm.
Në pamjet e publikuara nga Abazoviç, shihet kryeministri i vendit Rama, krah për krah me ministren Spiropali.
Rama dhe Abazoviç ndodhen në Ukrainë me ftesë të Presidentit Zelesnky.
Ata kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas një udhëtimi 12 orë me trend he pritet që pasdite të takojnë Presidentin Zelensky.
09:31 – VIDEO/ Rama dhe Abazoviç shohin shkatërrimin pranë Kievit: Jemi dëshmitarë të ferrit të luftës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviç kanë mbërritur në kryeqytetin e Ukrainës, në Kiev.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Abazoviç ka publikuar edhe pamjet nga Borodjanka, ndërsa shkruan se bashkë me Ramën janë dëshmitarë të të ferrit të shkatërrimit të luftës.
Vizita e tyre atje vjen pas ftesës që ua ka bërë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Qeveria e Malit të Zi ka njoftuar më 12 qershor se kreu i saj, Abazoviç , ka pranuar ftesën e Zelenskyt.
Ukraina ndodhet nën pushtimin e Rusisë qysh më 24 shkurt. Aktualisht, luftimet janë të përqendruara në pjesën lindore të këtij vendi.
Perëndimi e ka dënuar ashpër sulmin, duke e ndëshkuar Rusinë me sanksione të ashpra ekonomike dhe diplomatike. Ukrainën, ndërkaq, është duke e ndihmuar me armatim.
Presidenti i Ukrainës, Zelensky, ka mbajtur një fjalim para Kuvendit të Shqipërisë, më 3 maj. Duke folur përmes video-lidhjes, ai ka kërkuar nga ky vend që t’i mbyllë portet për anijet ruse dhe të kufizojë ardhjen e turistëve rusë.
09:47 – Me ftesë të Zelensky-t, Rama dhe Abazoviç shohin nga afër shkatërrimin në Bucha, zona ku ndodhi masakra e luftës
Kryeministri Edi Rama viziton Ukrainën me ftesë të Presidentit Volodymyr Zelenskyy. Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Kiev, Ukrainë, me ftesë të Presidentit të vendit Volodymyr Zelenskyy.
Kryeministri Rama, i cili në këtë vizitë është së bashku me Kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç do të vizitojë zonat e bombarduara të Borodyanka dhe Irpin, si dhe më pas ekspozitën me dëshmi të luftës ruso-ukrainase.
Në vijim, Kryeministri Rama dhe homologu i tij i Malit të Zi do të priten në takim nga Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, takim që do të pasohet nga Konferenca e përbashkët për shtyp e Kryeministrit Rama, Kryeministrit Abazoviç dhe Presidentit Zelensky.
Kryeministri Rama do të takojë gjatë ditës Kryeministrin e Republikës së Ukrainës Denys Shmyhal dhe më pas Kryetarin e Bashkisë së Kievit Vitali Klitschko
08:53 – PAMJET/ Të rrethuar nga forca të shumta sigurie, Rama dhe Abazoviç mbërrijnë në Kiev, nisin vizitën në Ukrainë
Kryeministri malazez, Dritan Abazoviç së bashku me kryeministrin Edi Rama kanë mbërritur në Kiev që në orët e para të mëngjesit. Abazoviç ka publikuar pamjet nga udhëtimi drejt Kievit.
“Mbërritëm në Kiev me Edi Ramën për të ofruar mbështetje të sinqertë për qytetarët e saj në mbrojtjen e të drejtës për liri. Mali i Zi do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën në këtë kohë të vështirë dhe katastrofë humanitare”, shkruan Abazoviç në Twitter.
Dy liderët pritet të takohen me Presidentin Volodymyr Zelensky. Rama dhe Abazoviç të rrethuar nga forca të shumta sigurie, janë pritur nga forcat ushtarake dhe delegacioni ukrainas.
Shqipëria, e Mali i Zi u janë bashkuar sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë.
08:07 – VIDEO/ U nis bashkë me Ramën, Abazoviç publikon pamjet rrugës për në Kiev
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, së bashku me kryeministrin e vendit Edi Rama pasditen e djeshme u nisën për në Kiev me ftesë të Presidentit Volodymyr Zelensky.
Abazoviç ka publikuar në faqen e tij të Facebook-ut pamjet rrugës për në Kiev.
Kryeministri Rama është një nga liderët e parë të Ballkanit Perëndimor, i cili vizitoi Ukrainën që nga pushtimi rus më 24 shkurt. Nuk dihen ende detaje nga vizita e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Ukrainën e shkatërruar nga lufta që pas pushtimit rus më 24 shkurt.
Diskutime rreth kësaj post