Nga Fatjon Baze, TemA TV
Pas shumë diskutimeve ka marrë fund debati për çështjen e stadiumit se ku do të luajë skuadra tjetër e kryeqytetit, Partizani.
Nga burime shumë të sigurta konfidenciale për “TemA TV”, mësohet se Bashkia e Tiranës, klubi i Tiranës dhe i Partizanit, kanë arritur marrveshjen që 15-herë kampionët e vendit të luajnë në stadiumin e vetëm të kryeqytetit “Selman Stermasi”.
Në këtë mënyrë në dy fazat e mbetura të kampionatit Partizani do ti zhvillojë ndeshjet në kryeqytet, duke shmangur udhëtimet drejt qytetit të Elbasanit ku ka zhvilluar dy fazat e para të kampionatit.
Një vendim që vlen të përshëndetet dhe nga ana e Bashkisë së Tiranës e cila mori një vendim të drejtë në favor të tifozave dhe tagsapugesve të kryeqytetit të cilët janë tifozat e Partizanit, që u jepet e drejta që të ndjekin skuadrën e tyre në kryeqytet.
Klubi i Partizanit i zhvilloi dy fazat e para të kampionatit në “Elbasan Arena” për shkak se në “Selman Stermasi” u lejua skuadra e Korabit marrveshje që u mbyll me një konflik mes dy klubeve për shkak të pagesave.
Kjo i jep një mundësi sportdashësve të Partizanit për të ndjekuar skuadrën e tyre në Tiranë, deri në ndërtimin e Akademisë së Kuqe e cila do të jetë një nga më të mirat në shqipëri.
TemA TV
Diskutime rreth kësaj post