Arrihet marrëveshja PS-PD, Byroja e Hetimit në varësi të Prokurorisë. Bie varianti i qeverisë
Mazhoranca dhe opozita kanë arritur marrëveshjen mes tyre përsa i përket Byrosë Kombëtare të Hetimit. Mësohet se ky organ, i cili do të hetojë zyrtarët e lartë, do të jetë në varësi të plotë të Prokurorisë.
Marrëveshja është arritur gjatë mbledhjes së komisionit të Posaçëm për reformën në drejtësi.
Në këtë mënyrë, bie varianti i qeverisë që parashikonte që Byroja e Hetimit të ishte nën varësinë e Ministrisë së Brendshme. Pas arritjes së marrëveshjes pritet miratimi i Byrosë në Kuvend.
Diskutime rreth kësaj post