Disa ministrave të qeverisë serbe si Aleksandar Vulin, Vukosavljeviç, Nikola Selakoviç dhe Marko Gjuriç u është ndaluar hyrja në territorin e Kosovës, kur kanë dashur ta vizitojnë, përveç se me leje të posaçme.
Megjithatë, drejtori i zyrës për Kosovën pranë qeverisë serbe, Marko Gjuriç, e kaloi kufirin dhe hyri në Republikën e Kosovës.
Policia e Kosovës, bazuar në planifikimet e saj policore, në zbatim të vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës (RKS) për ndalim të vizitës në Kosovë të zyrtarëve serbë Vulin dhe Gjuriq, angazhoi gjatë paradites njësi të gatshme për implementim të këtij vendimi.
Gjuriç u ndalua rreth orës 17:30 nga Policia e Kosovës në Mitrovicë, në momentin kur sapo kishte nisur një takim me qytetarë serbë për çështjen e dialogut të brendshëm me Kosovën.
Agjensia serbe e lajmeve Tanjug raporton se ndihmësi i Gjuriç, Zheljko Joviç u plagos në përpjekje për t’i rezistuar policisë.
Ndërkohë, media serbe Kurir, thotë se presidenti Aleksandër Vuçiç ka telefonuar menjëherë presidentin rus Vladimir Putin për ta informuar në lidhje me ngjarjen e ndalimit të zyrtarit të qeverisë serbe nga policia e Kosovës.
Pamjet e plota të ndalimit të Gjurriç nga policia:
Diskutime rreth kësaj post