Policia ka vënë në pranga një 31 vjeçar nga Elbasani pasi akuzohet se ka kryer disa vjedhje në kë qytet.
Samir Hida, banues në lagjen “11 Nëntori”, përfundoi në pranga pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, duke vjedhur orendi shtëpiake në banesën e shtetasit A.Q, duke marrë një televizor, një fshesë korenti, një sobë dhe një karrocë dore.
Nga veprimet e kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, dyshohet se ky shtetas është edhe autor i katër vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë dhe konkretisht:
-Në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan, ka vjedhur banesën e shtetases M.S, ku ka marrë rreth 1700 euro.
-Po në lagjen ” Brigada 17 Sulmuese”, ka vjedhur kasetofonin të mjetit tip “Audi” në pronësi të shtetasit S.S.
-Në lagjen “Partiazani”, Elbasan ka vjedhur me thyerje lokalin në pronësi të shtetasit A.Ç, ku ka marrë një televizor plazma dhe kasën fiskale.
-Në lagjen “Aqif Pasha”, Elbasan ka vjedhur disa matësa të ujit në një pallat.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit të arrestuar, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një pjesë të sendeve të vjedhura nga ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.
Diskutime rreth kësaj post