Arrestohet shqiptari, i shiste kokainë mbesës së Mogherinit
Vajza e vëllait të Federica mogherinit, përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, është një ndër klientët e grupit kriminal të drogës që vepronte në Itali, mes të cilëve ka edhe një shqiptar.
Policia italiane ka arrestuar 15 persona të bandës, të cilët akuzohen për shpërndarjen e drogës tek personazhet “VIP”, biznesmenë, juristë apo edhe profesionistë të tjerë.29-vjeçarja Gaia Mogherini, mbesa e zyrtares së lartë të BE-së, thonë mediat italiane- është një nga klientët e këtij grupi.
Gjykata ka dhënë masën e sigurisë të arrestit shtëpiak për të afërmen e shefes së diplomacisë së BE-së, e cila akuzohet nga prokuroria se ka marrë në 28 shkurt të vitit 2015 “një sasi të papërcaktuar lënde narkotike të tipit kokainë, me qëllim që sigurojë tregtimin e saj” Siç raportojnë mediat, thuhet se Federica, e cila gjithashtu ka mbajtur dhe postin e ministres së Jashtme në Itali, i ka ndërprerë prej vitesh raportet me të vëllain. Gaia është vajza e vëllait më të madh nga një prind e Mogherinit.
Hetimet e policisë italiane kanë nisur dy vite më parë. Kokaina dhe hashashi vinte nga Spanja dhe Shqipëria. Rigers Duriçi tregtari shqiptar i drogës kryente trafikun e lëndëve narkotike nëpërmjet Ballkanit me destinacion Italinë.Në mesin e të arrestuarve është edhe Manuel Zumpano, menaxheri më i madh i organizatës së trafikut të drogës, i biri i Francesco Zumpano dhe nipi i Domenico Zumpano, tregtar i vjetër i drogës në vitet ‘80. Vlera e drogës së shitur shkonte deri në 100 000 euro në javë. Droga shpërndahej në diskoteka, restorante, dhe disa lagje ku jetonin “VIP-a” në Romë.
Diskutime rreth kësaj post