Arrestohet polici i bashkisë, iu merrte para tregtarëve
Një punonjës i policisë bashkiake të Shijakut është vënë në pranga gjatë ditës së diel, pasi iu merrte para tregtarëve ambulantë.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se shtetasi i arrestuar është Gerti Dedja, 35 vjeç, i cili akuzohet se iu merrte para tregtarëve ambulantë dhe i lejonte të shisnin produktet e tyre në ambiente ku nuk lejohej tregtimi i mallrave.
Dedja akuzohet për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.
Diskutime rreth kësaj post