Ish-manjati i naftës në Shqipëri Rezart Taçi është arrestuar në Zvicër. Lajmi ka “rrjedhur” nga shkresat, që avokati mbrojtës ka dorëzuar në Gjykatën e Tiranës.
Taçi ndodhet aktualisht në ambientet e një paraburgimi në Gjenevë të Zvicrës.
Ish-manjati i naftës kërkon të përfaqësohet dhe mbrohet në Shqipëri nga avokati Fatmir Brraka.
Nuk jepen shumë detaje për kohën e prangosjes.
Burime nga Interpol Tirana thonë se arrestimi ka ardhur pas kallëzimit të dy kompanive, një e regjistruar në shtetin Panamez me emrin “Wallis Trading INC” dhe ajo Holandeze me emrin “Trafigura Beheer Bv” – të cilat me kompaninë e Rezart Taçit kishin një marrëveshje tregtare të nënshkruar që në vitin 2009.
Që në maj 2014 në Shqipëri, autoritetet zviceriane kanë kërkuar ndihmë nga Prokuroria e Përgjithshme, për kryerjen e disa veprimeve hetimore mbi Taçin. Mes tyre sekuestrimin e kontratave të kompanisë së Rezart Taçit, verifikimin e llogarive bankare dhe marrjen në pyetje të 4 personave, mes tyre motrën e Rezart Taçit dhe nipin e tij.
Policia zviceriane e ka arrestuar Taçin në një nga aeroportet e vendit. Gazeta Tema shkruan se Liri Berisha dhe fondacioni i saj jane perfituesit me te medhenj te fondeve qe Taçi ka shperndare. Hetimi pritet te hetoje edhe keto para.
Diskutime rreth kësaj post