Eduart Ndocaj i “ndjell” burgun Sali Berishës.
Ai ka shpërndarë në rrjetin social Instagram një lajm që flet për arrestimin e ish-kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha në banesën tek Gjri i Lalzit, duke argumentuar se akuzat ndaj tij janë përgjegjësia mbi ngjarjet e përgjakshme “Gërdec” dhe “21 janar”.
Mesa duket “kaubojsi” ka rënë pre e ndonjë lajmi të rremë në portale, duke i ndjellë burgun ish- kryeministrit.
“Ish-kryeministri Sali Berisha është vënë mbrëmjen e djeshme nën prangat e policisë së Durrësit.
Arrestimi i tij është bërë në Gjirin e Lalzit, ndërsa Berisha po darkonte me familjen e tij në vilën familjare që zotëron.
Mbi Berishën mësohet se rëndojnë dy akuzat si përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit dhe 4 vrajset e 21 Janarit.
Ai akuzohet për veprime dhe mos veprime me autoritetin që kishte në vitin 2008 dhe 2011”, shkruan Ndocaj.
Diskutime rreth kësaj post