Policia e Kosovës ka arrestuar shefin e së ashtuquajturës Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriç, i cili kishte hyrë ilegalisht sot në në Veri të vendit. Mediat në Kosovë raportojnë se pas arrestimit të Gjuriçit janë dëgjuar krisma armësh, sirena të policisë dhe të ambulancave.
Ndërkohë Policia e Kosovës pas arrestimit, po e sjell Gjuriçin të prangosur drejt Prishtinës. Autoblindat e Policisë së Kosovës, të cilat ishin parkuar tek Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në jug të Mitrovicës, janë nisur në drejtim të veriut të Mitrovicës.
ROSU-ja ka thyer bllokadën e parë dhe nga jugu ka kaluar në veri të Mitrovicës, ku mësohet se është arrestuar Marko Gjuriç.
***
Përmes një njoftimi për mediet, Policia e Kosovës ka njoftuar nxjerrjen e forcave të shumta të policisë në Jarinjë, për t’iu ndaluar hyrjen në Kosovës dy zyrtarëve serbë, Aleksandar Vulin dhe Marko Djuriç.
Diskutime rreth kësaj post