Vijon puna për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ndalohet një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Shijak bënë të mundur ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht:
Agim Kolgjini 52 vjeç, banues në Shijak.
Gjykata e Genovës, Itali, në ngarkim të shtetasit të mësipërm ka lëshuar urdhër – arresti, për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë të tipit mafioz” dhe “Ndihmë dhe shfrytëzim prostitucioni” parashikuar në nenet 110, 81 dhe 416 të Kodit Penal Italian.
Diskutime rreth kësaj post