Policia e Beratit ka arrestuar kryetaren e shoqatës “Për mirëqënie dhe përkrahje sociale”, Tatja Toska me akuzën e korrupsionit pasiv dhe mastrimit.
Toska ishte paditur në emisionin investigativ Stop nga një qytetar i cili e kishte paguar me 2 milionë lekë për ta marrë në punë, por prej 4 muajsh, atij nuk ishte dhënë asnjë pagë.
Polica njoftoi se nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik & Financiar u bë ndalimi i shtetases së shpallur në kërkim: Tatjana Toska, 50 vjeçe, banuese në lagjen ‘’30 Vjetori’’, Berat. Ndalimi i saj u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat, me vendimin Nr. 24 datë 26.10.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, e dyshuar për veprat penale, ‘’Korrupsion pasiv në sektorin privat’’ dhe ‘’Mashtrim’’, parashikuar nga nenet 164/b dhe 143/2 i Kodit Penal.”
Video:
Diskutime rreth kësaj post