Prokuroria Speciale në Maqedoni, ka lëshuar një urdhër-arresti për arrestimin e kryetarit të Bashkisë minoritare të Pustecit në Pogradec, Edmond Themelko.
Sipas mediave në Maqedoni, Themelko është vënë në pranga në Resnjë dhe ai akuzohet për manipulim zgjedhjesh.
Ndërkohë, në mediat maqedonase përmendet emri i Edmond Themeloks. Kryebashkiaku i Pustecit është konfirmuar në këtë detyrë në e Qarkut të Korçes pasi Partia Aleanca Maqedonase hyri në koalicion me PS dhe LSI.
Mediat maqedonase shkruajnë se në kuadër të operacionit “Titanik”, janë arrestuar disa zyrtarë të lartë, mes të cilëve edhe Themelko, të cilët akuzohen për manipulime të procesit zgjedhor, ryshfet në këmbim të votës dhe shkelje të të drejtës për të votuar.
Ndalimi është bërë në Maqedoni, ndërsa sot paradite në Bashkinë Pustec, Themelko nuk është paraqitur, edhe pse kishte mbledhje të Këshillit Bashkiak. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve në Maqedoni, rasti i parë që prokuroria speciale hapi një procedurë hetimore, është çështja “Titanik”.
Prokurorja Fatime Fetai, në konferencë për shtyp tha se hetimi është hapur për shkeljen e të drejtës zgjedhore, rryshfetet gjatë zgjedhjeve apo shkatërrimin e materialeve zgjedhore në vitin 2012.
Në njoftim thuhet se zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, të Transportit dhe institucione të tjera kanë shfrytëzuar ndikimin për të krijuar veprën penale të ndihmës për një parti politike në zgjedhje.
Diskutime rreth kësaj post