Ish-kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon, u arrestua të dielën, në këtë kohë ish-kryeministrja e vendit po merret në pyetje në polici.
Politikania 52-vjeçare konsiderohet e dyshuar, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për financat e partisë së saj, SNP.
Pak muaj më parë për të njëjtën arsye, u arrestua edhe bashkëshorti i saj.
Një zëdhënës i Sturgeon konfirmoi se ajo po bashkëpunonte me hetimin.
“Nicola ka thënë vazhdimisht se do të bashkëpunonte me hetimin nëse i kërkohet dhe vazhdon ta bëjë këtë”, tha zëdhënëssi.
Më 5 prill, oficerët kontrolluan shtëpinë e Sturgeon dhe selinë e partisë në Edinburg.
Nicola Sturgeon, shërbeu si ministrja e parë e Skocisë për tetë vjet.
Dorëheqja e saj tronditëse erdhi më 15 shkurt kur tha se kjo ishte koha e duhur për të dhënë dorëheqjen.
Diskutime rreth kësaj post