Një infermiere 34 vjeçare nga Rumania, është arrestuar nga Policia italiane, pasi i është zbuluar skandali me të cilin fuste në kurth pacientët e saj.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, sipas të cilave, ngjarja është regjistruar në spitalin e Padovës.
Sipas hetimeve, duke përfituar nga aftësitë e saj joshëse, infermierja i joshte fillimisht meshkujt, duke caktuar madje edhe dreka e darka me ta.
Por, me ndihmën e ndonjë gote verë me pluhur droge brenda, i grabiste dhe përfitonte, duke i marrë kartat e bankomatit për t’i zhvatur dhe paratë, shkruan e përditshmja italiane “Gazzettino”.
E ndërsa meshkujt ishin të çoroditur nga droga, ajo u merrte atyre kartat e bankës dhe shkonte në sportelin më të afërt për të marrë sa më shumë para që të kishte mundësi.
Kanë qenë vetë pacientët që kanë denoncuar 34 vjeçare. Nga hetimet e karabinierëve është zbuluar taktika që gruaja kishte vënë në jetë me dhjetëra herë.
Diskutime rreth kësaj post