Një futbollist me origjine shqiptare, por me nenshtetesi italiane ka rene ne pranga te policise se vendit fqinj.
Ai eshte lojtar i vjetër i skuadrës italiane Virtus, dhe është arrestuar pasi akuzohet për shitje ndeshjesh, shkruan libertas. Sipas mediave italiane mësohet se hetimi për shqiptarin Armando Aruci 28-vjeç, është zhvilluar në San Marino.
Hetimi për shitjet e ndeshjeve, kishte nisur muaj më parë dhe është drejtuar nga Simon Luca Morsiani, kreu i Komisariatit.Futbollisti shqiptar është arrestuar në flagrance një ditë më parë rreth orës 20:30, nga autoritete italiane ndërsa kishte shkuar për të ndjekur ndeshjen finale mes La Fiorita dhe Tre Penne.
Diskutime rreth kësaj post