Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi është arrestuar këtë të hënë me urdhër të Prokurorisë me akuzën e falsifikimit të dokumentave.
Mandati për arrestimin e tij është nxjerrë nga Gjykata e Tiranës.
Mbetet për t’u zbardhur se për çfarë falsifikimi bëhet fjalë, por Prokuroria thotë se Rroshi akuzohet për shkelje të ligjit të dekriminalizimit, pasi sipas saj, ka fshehur faktin që ka qenë i dënuar në Itali.
Kryebashkiaku i Kavajës është një ndër emrat më të akuzuar nga opozita për të shkuarën e tij. Partia Demokratike thotë se ai ka fshehur faktin që është i dënuar në formularin e vetëdeklarimit.
Menjëherë pas dorëzimit të formularëve, KQZ ka nisur verifikimet për disa emra, që dyshohet se kanë fshehur vepra penale apo dënime të kryera në të shkuarën.
Diskutime rreth kësaj post