Arrestohet per shperdorim detyre Drejtori i Tatimeve ne Tirane, Androkli Kokthi. 40 vjeçari u arrestua nga specialistet e Antikorrupsionit ne Drejtorine e Policise se Tiranes.
Ndalimi i zyrtarit të lartë është bërë me urdhër të Prokurorisë Tiranë, pas një hetimi një mujor nga organi i akuzës.
“Prokuroria e Tiranës, Njësia Task-Force, ka urdhëruar ndalimin e Drejtorin e Drejtorisë Rajonale Tiranë, Androkli Kokthi, i dyshuar për veprën penale të ”Shpërdorimit të detyrës”, në vijim të një hetimi të nisur në Janar 2016, në bazë të referimit të Policisë së Shtetit.
Nga veprimet hetimore të deritanishme, rezulton se i dyshuari Kokthi, në kundërshtim me ligjin, ka lejuar kthimin e mallit të konfiskuar një subjekti tregtar privat. që ushtron veprimtarinë në shit-blerjen e pjesëve këmbimit të automjeteve.
Në muajin Mars 2015, nga ana e inspektorëve të Kontrollit Tatimor Tiranë, është konstatuar se një subjektin ”L…B…” gjendej një sasi malli pa faturë, në vlerë totale prej rreth 4 milionë lekë të reja. Bazuar në procedurat ligjore, malli i konstatuar pa faturë është konfiskuar nga Drejtoria e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Malli i konfiskuar është dërguar për ruajtje në magazinat e Rezervave të Shtetit”, thuhej ne njoftimin per shtyp te Prokurorise.
Sipas njoftimit, disa kohë pas konfiskimit të mallit, nëpërmjet një shkrese, Drejtori Rajonal i Tatimeve Tiranë urdhëron lirimin nga konfiskimi të mallit dhe kthimin e tij subjektit privat që i ishte gjetur malli pa faturë.
“Por, ky veprim është tërësisht në kundërshtim me ligjin, pasi malli i konfiskuar nuk mund të rikthehet, por vetëm mund të blihet nga subjektit, të cilit i është gjetur pa faturë. Po ashtu, në bazë të procedurave administrative dhe atyre tatimore, një urdhër administrativ i nxjerrë nga një organ më i lartë, nuk mund të shfuqizohet nga një organ më i ulët. Në rastin konkret, Drejtori Rajonal ka shfuqizuar urdhërin e konfiskimit të institucionit epror, që është Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Prokuroria e Tiranë ka krijuar dyshimet se Drejtori Rajonal i Tatimeve Tiranë, në bazë të veprimeve të kundërligjshme, i ka shkaktuar shtetit një dëm që llogaritet në rreth 4 milionë lekë”, saktesoi Prokuroria.
Diskutime rreth kësaj post