Arrestohet adoleshenti në Lezhë, vodhi 2 armë gjahu
Policia e Lezhës ka arrestuar një 17-vjeçar, pasi dyshohet se ka vjedhur dy armë gjahu.
17-vjeçari me inicialet E.M, banues në Balldren, të Lezhës është arrestuar gjatë mbrëmjes së djeshme.
Lajmi bëhet me dije nga Policia e qytetit të Lezhës, e cila sqaron se 17-vjeçari, më datën 1 mars ka hyrë në banesën e shtetasit me iniciale Z.N, ku ka vjedhur dy armë gjahu.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “Vjedhja”dhe “Mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar nga neni 134 dhe 280 i Kodit Penal.
Diskutime rreth kësaj post