Një 22-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Elbasani, pasi dyshohet se ka kanosur me sëpatë nënën e tij.
Mondeli Kuqja, 22 vjeç banues në fshatin Mlizë, Njësia Administrative Shushicë, në Elbasan, akuzohet se në banesë ka kanosur me sëpatë nënën e tij, Dh.Kuqja, 49 vjeçe.
Gruaja mundi të shpëtojë nga kërcënimi i të birit, duke iu drejtuar policisë për ndihmë.
Ajo tha para uniformave blu se djali ishte natyrë problematike dhe vazhdimisht kishin pasur përplasje, por rasti i ndodhur gjatë së hënës ishte më i rëndi.
Pas denoncimit të gruas, 22-vjeçari u vu në prangat e policisë nën akuzën e veprës penale “Dhuna në familje”.
Diskutime rreth kësaj post