Vrasësit e Devi Kasmit janë arrestuar. Policia e Tiranës pritet të dalë në një konferencë për shtyp për të dhënë më tepër detaje.
Të hënën në mbrëmje 42-vjeçari u ekzekutua me 5 plumba pranë banesës së tij. Gazeta Shqiptare mëson se policia ka dyshime që vrasësi i Devi Kasmit të jetë një shtetas grek.
Më herët Mario Meshini u arrestua nga policia si i përfshirë në atentatin mafioz. 26-vjeçari dyshohet se është personi që nxori në pritë viktimën.
Emri i të riut u zbulua pas verifikimit të thirrjeve dhe mesazheve telefonike në telefonin e Kasmit.
Por avokati i tij mohon që ai të ketë lidhje me vrasjen, ndonse pranon se ka patur marrëdhënie shoqërore me viktimën.
Devi Kasmi u qëllua disa herë me pistoletë në kokë dhe trup, ndërsa policia dyshon se porositës i vrasjes së tij është Domart Konjari, i cili kërkohet nga autoritetet shqiptare, por edhe ato franceze. Vrasja ka dyshime se ndodhi për prishje të pazareve të kokainës në Francë dhe Spanjë.
Diskutime rreth kësaj post