Arrestohen “policët” që vidhnin
Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona të cilët kanë tentuar të vjedhin disa shtetas, duke iu paraqitur atyre si punonjës policie.
Burime nga blutë e kryeqytetit bëjnë me dije për gazetën Shqip se janë vënë në pranga shtetasit Halil Topalli, 22 vjeç dhe Shaban Topalli 33 vjeç si dhe është shpallur në kërkim një tjetër identiteti, i të cilit nuk bëhet me dije. Këta persona sipas policisë kanë kërcënuar dy shtetas për t’i grabitur.
Sipas policisë, të arrestuarit kanë bërë edhe kontrolle në mjete të ndryshme duke u shtirur si punonjës të policisë.
Policia ka sekuestruar automjetin që përdorej nga të arrtestuarit, të cilët akuzohen për vjedhje në bashkëpunim e mbetur në tentativë.
/ Top Channel
Diskutime rreth kësaj post