Dy shoferët e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, që u ndaluan më herët nga policia greke në Janinë pasi po transportonin libra në gjuhën shqipe, janë lënë të lirë.
Lajmi i lënies së tyre të lirë konfirmohet nga Ministria e Jashtme. Më herët vetë autoritetet greke njoftuan arrestimin.
Dy shoferët, të identifikuar si Altin Tafa dhe Agim Asllani, u ndaluan për një kontroll në brendësi të kufirit grek, në aksin që lidh Kakavijën me Athinën. Ata u akuzuan për shpërndarje të materialeve propagandistike.
Burime lokale i thanë Top Channel se materialet që po transportoheshin prej dy të ndaluarve nuk ishin të vulosura dhe rrjedhimisht nuk konsideroheshin pako diplomatike.
Gjithashtu, këto materiale nuk kishin asnjë dokument shoqërues të Ministrisë së Jashtme shqiptare, ndaj, sipas palës greke, konsiderohet kundërvajtje.
***
Dy shoferë të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë janë arrestuar ditën e sotme në Greqi, pasi akuzohen se transportonin libra shqip.
Dy shoferët, Altin Tafa dhe Agim Asllani mësohet se janë ndaluar nga policia dhe pas kontrollit atyre u janë gjetur abetare dhe libra shqip.
Ndalimi i tyre është bërë në Janinë, ku edhe janë shoqëruar në komisariatin e këtij qyteti.
Media greke thotë se dy shoferët kishin me vete edhe harta të Shqipërisë së Madhe.
Arrestimi i dy shoferëve të Ministrisë së Jashtme pritet që të tensionojë më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë.
Policia greke i akuzon dy shoferët e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë për transportim të materialeve propagandistike dhe për cenim të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Diskutime rreth kësaj post