Në finalizim të operacionit të koduar “Dekani”, policia e Elbasanit vuri në pranga 7 persona, ndër ta edhe dekanin e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” si të akuzuar për marrjen e shumave monetare për notë kaluese.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se operacioni në fjalë kishtë disa muaj që ishte në proces, ndërsa në pranga u vendosën dekani, pedagogë dhe sekserë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Kështu u arrestuan: Albert Riska,55 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” , Elbasan.
Elvira Lumi, 54 vjeçe, banues në Elbasan, me detyrë Shefe e Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”,Elbasan.
Erjola Calja, 29 vjeçe, banues në Gostime, Cërrik, pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” , Elbasan.
Petrit Kodra, 53 vjeç, banues në Elbasan, në rolin e sekserit, Admirim Kala, 31 vjeç, banues në Tiranë, në rolin e sekserit, Adem Ngjela, 51 vjeç, banues në Cërrik, në rolin e sekserit, si dhe Marius Calja, 21 vjeç, banues në Gostime Cërrik, student.
Arrestimi i tyre u krye në zbatim të vendimit nr.315, datë 08.05.2018, të Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, e cila ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale të parashikuara nga neni 245/1/2 dhe 259, i Kodit Penal, “Ushtrimi i Ndikimit të Paligjshëm ndaj Personave që Ushtrojnë Funksione Publike” dhe “Korrupsioni Pasiv i Personave që Ushtrojnë Funksione Publike”.
Personat e arrestuar në bashkëpunim me njeri-tjetrin në kohë të ndryshme duke shpërdoruar funksionin publik kanë kërkuar dhe ushtruar ndikim të paligjshëm në rolin e sekserit dhe pedagogut në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan për marrjen e notave kaluese nga studentet gjatë sezoneve të provimeve.
Vazhdojnë hetimet për evidentimin e veprimtarisë kriminale edhe ndaj persona të tjerë.
Diskutime rreth kësaj post