Një aksion nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ka bërë të mundur arrestimin e 10 doganierëve të Doganës së Durrësit. Arrestimet janë bërë në sajë të një hetim të Krimeve të Rënda për trafik droge. Burime nga grupi hetimor thonë se këto arrestime janë pjesë e hetimeve për 8 ton kanabis që u kapën disa javë më parë në Ankona të Italisë.
Gjithashtu Prokuroria për Krime te Renda ka “shkrir” Stacionin e Policisë se Portit Durrës. Te paktën 10 punonjës policie, përfshire edhe Shefin e Stacionit policor te Portit janë arrestuar, ne vijim te hetimit te nisur pas kapjes se një kamioni me 8 tone droge ne Itali.
Operacioni u zhvillua mbasditen e së djelës dhe emrat e të arrestuarëve mbahen sekret.
Disa javë më parë u kap një kamion me drogë, i drejtuar nga një shtetas Maqedonas, i cili kishte kaluar në Qafë Thanë dhe nëpërmjet Portit të Durrësit kaloi për në Ankona ku dhe u kap nga policia italiane.
Më 24 mars, 4 efektivë të policisë në doganën e Qafë Thanës, u arrestuan me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Arrestimet kanë ardhur dy ditë pas takimit që pati në Prokurorinë e Durrësit, kryeprokurori Adriatik Llalla dhe Kryeprokurori i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj. Llalla tha për këtë takim se fokusi ishte lufta kundër trafikut të drogës.
Prokuroria për Krime te Renda “shkrin” Stacionin e Policisë se Portit Durrës. Burime te Prokurorisë japin detaje nga arrestimet e kryera në Policinë e Portit Durrës, si edhe në doganat e Qafë-Thanës, Durrësit e Tiranës.
Masat vijnë pas kapjes se një kamioni me 8 tone droge ne Itali, drogës kaluar nga Durrësi, por edhe drogës kaluar nga Qafë Thana.
Diskutime rreth kësaj post