Departamenti Amerikan i Luftës kundër Drogës (DEA), policia shqiptare dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë finalizuar këtë të enjte operacionin “Ballkan” ku kanë goditur një ndër rrjetet më të mëdha të drogave të rënda që financohej nga Shqipëria.
Sipas hetimeve pas këtij grupi me 53 anëtarë qëndronin tre biznesmenë shqiptarë në fushën e ndërtimit për të cilët ka nisur dhe hetimi pasuror sipas ligjit antimafia.
14 është numri i të arrestuarve në Shqipëri mes tyre dhe tre biznesmenëve të cilët dyshohet se financonin këtë rrjet droge nga Turqia në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri me destinacion Greqinë.
Për kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ky operacion është një tregues i bashkëpunimit të policisë me prokurorinë.
Janë këta të arrestuarit ndërsa rezultojnë në kërkim 7 shqiptarë të tjerë të dyshuar sit ë përfshirë në këtë grup të strukturuar kriminal.
Sipas hetimeve të deri tanishme sqaron policia rezulton se Shtetasit Jurgen Molla, Shyqyr Kotorri dhe Anesti Koromani dyshohet të jenë në rolin e financuesit dhe të organizatorit të këtij aktiviteti për sigurimin e trafikimin e lëndëve narkotike nga Turqia në drejtim të Shqipërisë, për llogari të interesave të grupeve kriminale që operojnë brenda dhe jashtë vendit.
2 shtetasit në kërkim dyshohet të jenë në role ndihmëse, duke marrë e kryer të gjitha porositë e dhëna nga shtetasi Jurgen Molla, në funksion të organizimit të trafikimit të lëndëve narkotike.
Në funksion të ndërmjetësimit dhe sigurimit të heroinës dyshohet të jenë shtetas kosovarë dhe disa shtetas turq. Transportues të lëndëve narkotike të këtij grupi kriminal dyshohet të jenë shtetasit Arben Prendi, Mirislav Peroviç, Erol Belir dhe Songul Erek, të arrestuar tashmë.
Gjatë këtij hetimi është arrestuar dhe personi në kërkim ndërkombëtar Fatos Muci, i dënuar nga drejtësia shqiptare me 15 vjet heqje lirie për ‘Vjedhje me pasoje vdekjen’.
Ky grup i strukturuar kriminal do ti nënshtrohet hetimit pasurorë në kuadër të kigjit antimafia, me akuzat e parandalimit dhe goditjes së krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit, nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.
Të arrestuarit në Shqipëri
1. Jurgen Molla, 38 vjeç, lindur në Lezhë e banues në Tiranë. Ndërutes
2. Shyqyr Kotorri, 38 vjeç, lindur e banues në Kreshovë, Përmet, Ndërutes
3. Anesti Koromani, 35 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë, Ndërtues
4. Nuredin Nazëraj, 63 vjeç, i njohur si Dilo Nazëraj, pronar i një hoteli luksoz në Vlorë;
5. Lulzim Qorri, 42 vjeç, lindur e banues në Grabian të Lushnjës;
6. Denis Sinameta, i njohur si Roland LLeshi, 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë.
7. Blerim Ukimeraj, 39 vjeç, lindur e banues në Kosovë.
Diskutime rreth kësaj post