Anëtarët e një grup kriminal ndërkombëtar që shpërndanin drogë të cilësisë të parë janë vënë në pranga nga policia në Manchester. Sipas mediave të huaja, 20 anëtarët e bandës janë me origjinë shqiptare, të cilët kishin fituar 250 mijë stërlina duke shitur kokainë të cilësisë të parë.
20 shqiptarët janë arrestuar pas një operacioni të fshehtë nga polica të koduar “Cortez”. Ata shpërndanin drogë në baret e lokalet e natës më të rëndësishmit në qytet, por dhe në rrugë. Gjithashtu kishin krijuar një linjë telefonike për shpërndarjen e drogës që funksiononte 24 orë në 7 ditë, dhe mënyra e funksionimit të saj ka habitur detektivët.
Policia ka sekuestruar drogë që kapte vlerën e 130 mijë stërlinave. dy armë zjarri, municione, karikatorë dhe silenciator. Thuhet se ata kanë hyrë në vend në mënyrë ilegale, duke përdorur pasaporta false italiane dhe greke, në mënyrë që të mos zbuloheshin.
Diskutime rreth kësaj post