Policia britanike arrestoi sot tre persona të dyshuar, pas një kontrolli në një apartament në Birmingam, në rrugën ”Hagley”, njoftoi gazeta ”Daily Mail” duke nënvizuar se, sipas disa dëshmive, një prej të arrestuarve mund të jetë atentatori i sulmit të djeshëm në Westminter.
Sipas disa burimeve të tjera, të cituar nga media angleze, edhe makina 4X4, tip ”Hyundai i40”, që mund të jetë marrë me qera në Birmingham, u gjet në këtë rrugë.
Po kështu, policia ka arrestuar, dje dhe sot, edhe shtatë persona të tjerë në qytete të ndryshme të vendit.
Të paktën katër persona u vranë dhe 40 të tjerë u plagosën, gjatë sulmit të djeshëm, të klasifikuar si terrorist, që ndodhi në qendër të Londrës, pranë parlamentit të Britanisë së Madhe, nga një ose disa persona ende të paidentifikuar.
Diskutime rreth kësaj post