Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro është arrestuar këtë të premte me urdhër të Prokuroria e Posaçme. Gazetari i ABC Neës, Ermal Vija mëson se Duro është arrestuar nën akuzën për korrupsion. Në pranga ka rënë edhe një tjetër punonjëse e ministrisë së Shëndetësisë.
Kryeministri Edi Rama ka qenë në dijeni të këtij shkarkimi para se të bëhej publike. Në takimin në kuadër të turit të falënderimit që mbajti këtë pasdite në Tiranë, Rama tha se një ish-sekretare e përgjithshme është kapur në flagrancë duke marrë lekë dhe nuk fshehu zhgënjimin dhe indinjatën për këtë person.
“Para pak orësh dëgjova për një situatë që realisht të vë në siklet të jashtëzakonshëm. Një sekretare e përgjithshme që kapet në flagrancë duke marrë lekë. Si mund të ndodhë kjo? Ana e pëlqyeshme e kësaj medalje është që kapet një person që është i padenjë për të qëndruar në një zyrë shteti.
Uroj të ketë sa më shumë të tilla, por nuk mund të uroj që sa më shumë të tillë njerëz të bëjnë gjëra të tilla. Është realisht diçka e rëndë. Mungesa e sensit të patriotizmit, sensit të detyrës, mungesa e sensit të etikës, në pikën që në një detyrë të rëndësishme të biesh në këtë lloj niveli është realisht e tmerrshme.”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post