Pamjet e mëposhtme tregojnë ish-ministrin Spiro Ksera të prangosur kur mbërriti nga Gjirokastra në Drejtorinë e Policisë së Tiranës në orën 04:00 të mëngjesit.
Policia e Shtetit ka deklaruar se në Prokurori është depozituar një kallëzim nga ana e Ministrisë së Rinisë dhe Mirëqenies Sociale, ku bëhet fjalë për një investim prej 30 milionë lekësh që duhet të përdoreshin në favor të personave me aftësi të kufizuara, por që nuk janë përdorur për këtë qëllim. Policia ekzekutoi urdhrat e ndalimit të Prokurorisë për disa ish-zyrtarë.
Ata janë ish-ministri Spiro Ksera 48 vjeç, Artevis Mene 27 vjeç, lindur dhe banues në Gjirokastër, ish punonjës në Ministrinë e Kserës, i dyshuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës; Elda Kozaj 31 vjeç, lindur ne Fier dhe banuese në Tiranë, ish-punonjëse në Ministrinë e Kserës, e dyshuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës; Pranvera Lile 58 vjeç, lindur në Gjirokastër dhe banuese në Tiranë, ekonomiste në Shoqërinë “Shpresa” sh.p.k, si e dyshuar për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.
Policia ka shpallur në kërkim edhe personat me iniciale A.K, A.J, D.F, për të cilët Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar ndalimin si të dyshuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Diskutime rreth kësaj post